U akuzua për përdorim droge, Elon Musk hedh poshtë aludimet, publikon fletën e analizave
Elon Musk sërish ka hedhur poshtë pretendimet e përdorimit të drogës gjatë kohës kur punonte në Shtëpinë e Bardhë.
Me anë të një postim në platformën X, Musk ka publikuar rezultatet e një testi të hollësishëm për drogën, të cilat tregojnë se ai ka rezultuar negativ në disa teste.
Rreth një muaj më parë, disa raporte mediatike aluduan se Musk mund të kishte përdorur ketaminë gjatë kohës kur ishte pjesë e Departamentit të Përsosmërisë Qeveritare (DOGE) të administratës Trump.
Këto pretendime shkaktuan shqetësime, duke përfshirë spekulime për ndikimin e mundshëm të përdorimit të drogës në punën e tij dhe marrëdhëniet me presidentin Donald Trump.