Me 114 vota pro, PS e PD miratojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon Bujar Leskaj

Në një zhvillim të rrallë politik në Kuvendin e Shqipërisë, mazhoranca dhe opozita kanë votuar së bashku për miratimin e projekt-rezolutës mbi procesin e integrimit evropian.
Rezoluta u miratua me 114 vota pro dhe 1 abstenim, ku abstenues rezultoi deputeti Bujar Leskaj.
Dokumenti parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimi Evropian, duke theksuar nevojën për dialog politik dhe konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane.
Ky konsensus i gjerë mes palëve politike vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme, duke u konsideruar një nga rastet e pakta të bashkëpunimit të plotë parlamentar për çështjet e integrimit.


