Trump po shqyrton mundësinë për dërgimin e 10,000 trupave shtesë në Lindjen e Mesme

Gazeta Wall Street Journal raporton se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po konsideron mundësinë e dërgimit të 10,000 trupave tokësore shtesë në Lindjen e Mesme.
Vendosja e mundshme do t’i japë Trumpit “më shumë opsione ushtarake”, megjithëse ai vazhdon të peshojë mundësinë e bisedimeve për paqe me Iranin, thekson raporti.
Forca e re pritet të përfshijë këmbësori dhe automjete të blinduara, duke iu shtuar 5,000 marinsave amerikanë që tashmë ndodhen në rajon. Nuk është përcaktuar ende se ku do të vendosen saktësisht trupat.
BBC ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin për një koment lidhur me këtë çështje.


