Video/ Panik në Manhattan! Makina shpërthen në mes të rrugës, nuk raportohet për viktima

Një automjet është përfshirë papritur nga flakët në mes të ditës në zonën e Lower Manhattan, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve.
Sipas mediave lokale, zjarri shpërtheu pranë kryqëzimit të Broadway dhe Stone Street, shumë afër zonës së njohur të Wall Street dhe statujës “Charging Bull”.
Dëshmitarët raportojnë se flakët u përhapën shpejt, duke detyruar qytetarët që ndodheshin në zonë të largoheshin me nxitim, ndërsa pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentet e kaosit.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe arritën të shuajnë zjarrin rreth orës 19:00, ndërsa autoritetet konfirmuan se nuk ka persona të lënduar.
Policia dhe shërbimet emergjente po hetojnë shkaqet e incidentit, ndërsa deri tani nuk ka dyshime për veprim të qëllimshëm. Ngjarja shkaktoi ndërprerje të shkurtër të lëvizjes në një nga zonat më të frekuentuara të Manhattanit.
???? ???????? A vehicle caught fire and exploded in a huge fireball in #NewYork, near the Charging Bull statue in Lower Manhattan's Wall Street area on at around 6 PM Tuesday.@FDNY responded & extinguished the fire with no injuries reported.
— Shafek Koreshe (@shafeKoreshe) May 20, 2026
Initial accounts identify the vehicle as an… pic.twitter.com/GS7aCI0nSk


