VIDEO/ SHBA bombardon nga ajri skafin e dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, raportohet për dy të vrarë

Dy persona humbën jetën pasi një skaf i shpejtë, që dyshohet se i përkiste trafikantëve të drogës, u bombardua nga ajri të enjten, teksa lundronte në Paqësorin lindor.
Lajmi u bë i ditur nga Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM).
On Feb. 5, at the direction of #SOUTHCOM Commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence confirmed the vessel was transiting along known narco-trafficking… pic.twitter.com/B3ctyN1lke
— U.S. Southern Command (@Southcom) February 6, 2026
Sipas SOUTHCOM, shërbimet e inteligjencës “konfirmuan se mjeti lundrues po qarkullonte në rrugë të njohura detare të trafikut të drogës dhe se ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme të trafikut të narkotikëve”.
Njoftimi u publikua përmes platformës X, ku u shpërnda edhe një video 12-sekondëshe e deklasifikuar, e cila dokumenton momentin e goditjes vdekjeprurëse ndaj skafit.


