E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në moshë të re ish-futbollisti i Serie A (EMRI-FOTO)

Kosovë&Rajon

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë

Ish-futbollisti grek Marios Economou ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.

Ish-mbrojtësi nuk u mbijetoi dëmtimeve të rënda në tru, të cilat i pësoi gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur nëntë ditë më parë.

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë

Gjatë karrierës së tij, ai u aktivizua me skuadra të njohura si AEK, Bologna, Copenhagen, Sampdoria dhe Panathinaikos.

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë

Economou gjithashtu u grumbullua gjashtë herë me përfaqësuesen e Greqisë dhe fitoi titullin kampion në Danimarkë në vitin 2022. Pasi u tërhoq nga sporti aktiv në vitin 2024, Economou ruante lidhje të ngushta me klubin e PAS Giannina, ku kishte nisur edhe hapat e parë në futboll.

Ky klub doli me një komunikatë zyrtare ku i shprehu ngushëllime familjes së ish-lojtarit dhe babait të tij, njëherësh president i skuadrës.

ME TE LEXUARAT