Krimi që tronditi Fushë-Kosovën, 18 vite burg për Endrit Nikën! Nëna e argjentinases: VRASËS...

Kosovë&Rajon

Krimi që tronditi Fushë-Kosovën, 18 vite burg për Endrit

Gjykata Themelore e Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Endrit Nikën, për vrasjen e Maria Clara Urdangaray, të dashurës së tij, në Fushë-Kosovë, më 2023.

Në shpalljen e dënimit për Nikën nuk munguan edhe familjarët e argjentinases. Prindërit e së ndjerës, u futën në sallën e gjyqit të veshur me bluza, në të cilat ishte fotografia e vajzës së tyre. Pas shpalljes së dënimit, nëna e viktimës iu drejtua Nikës duke i thënë vrasës në gjuhën e saj.

Magdalena Urdangaray, nëna e argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë nga i dashuri i saj, ka falënderuar institucionet vendase për drejtësinë e vendosur për vajzën e saj, edhe pse ata do të bëjnë të gjitha përpjekjet ligjore që vrasësi i vajzës së tyre të marri dënim me burgim të përjetshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohej se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij, të cilën pasi e dhunon fizikisht, tenton ta shtyp me veturë tek parkingu jashtë hotelit, për ta futur përsëri në ambientet e brendshme nga ku e hodhi nga dritarja.

 

ME TE LEXUARAT