Osmani miraton Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re në Kosovë

Albin Kurti është mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për emrin e Kurtit në krye të ekzekutivit.
Kjo u bë e ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.
“Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!”, shkruan Osmani.
Miratimi vjen pas takimit të përbashkët mes Kurtit e Osmanit, ndërkaq pritet që pas pak në foltoren e Kuvendit të Kosovës ai të paraqesë ekspozenë e tij si kryeministër.
Gjithashtu Kurti do të shpalosë emrat e kabinetit qeveritar të cilët do të udhëheqin ekzekutivin


