Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup për shqipen/ Ministri i Drejtësisë në RMV: Gjuha maqedonase është detyrim ligjor

Kosovë&Rajon

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup për shqipen/

Një ditë pasi mijëra studentë shqiptarë protestuan në Shkup me kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.

Ministri u shpreh se protesta e djeshme ishte e dhunshme, ndërsa shtoi se gjuha maqedonase nuk është pengesë, por obligim.

“E drejta e protestës është demokratike, por askush nuk ka të drejtë nëpërmjet protestave të dhunshme të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të argumentuar institucional, por nuk do të lejojë devalvim të sistemit juridik, as varrosje të rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional.


Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”, u shpreh Fillkov.

ME TE LEXUARAT