Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, reagon Prishtina zyrtare: Kemi njoftuar BE-në dhe ...

Kosovë&Rajon

Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, reagon Prishtina

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë bllokuar transferet dhe donacionet e ardhura nga Kosova, të cilat sipas tij synojnë mbështetjen e zhvillimit dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë zonë.

Sipas Rexhepit, nuk bëhet fjalë për një çështje teknike, por për bllokim të drejtpërdrejtë të fondeve që prekin mijëra përfitues, përfshirë nxënës, studentë, familje në nevojë, bujq dhe organizata joqeveritare.

Ai ka deklaruar se këto veprime ndikojnë në rreth 3650 nxënës, 94 fëmijë pa kujdes prindëror, 957 bujq, mbi 750 studentë dhe dhjetëra organizata.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka reaguar duke e dënuar këtë vendim, duke e cilësuar si ndërhyrje të papranueshme në funksionimin e institucioneve përfaqësuese të shqiptarëve në Luginë. Sipas saj, ky është rasti i dytë i bllokimit të fondeve të dërguara nga Kosova, dhe për këtë çështje janë njoftuar Bashkimi Evropian dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

ME TE LEXUARAT