Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD/ Mesazhi i Salianjit: Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika

Politikë

Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD/ Mesazhi i Salianjit:

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji nuk u lejua të kandidonte në zgjedhjet e 23 majit për kryetar të PD.

Sali Berisha do të jetë emri i vetën në garë, ndërsa anëtarësia nuk do të jetë në gjendje të zgjedhë, por thjesht do të votojë Po ose Jo, për konfirmimin e tij.

Sot, Salianji ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se lidershipi demokrat reflektoi frikë ndaj votës së anëtarësisë.

Sipas tij, “fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur”. Salianji mbyll mesazhin duke falenderuar mbështetësit e tij.

POSTIMI
Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur!
Mirënjohje miq për mbështetjen e jashtëzakonshme

ME TE LEXUARAT