Berisha nuk i ndahet celularit gjatë protestës, përpiqet të lexojë mesazhin
Lajmifundit
/
8 Maj 2026, 21:04
Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është parë gjatë pjesës më të madhe të protestës i përqendruar në telefonin e tij, teksa përpiqej të lexonte mesazhet që i mbërrinin.
Ndërkohë, reshjet e shiut janë shtuar, ndërsa pjesëmarrja në tubim është raportuar më e ulët krahasuar me protestat e mëparshme.
Përveç zhurmës së burive, në sfond dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama përmes megafonit.
Protesta, e cila duhet të niste në orën 19:00, sipas orarit të paralajmëruar zyrtarisht, nisi me vonesë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk kanë qenë më të favorshmet për demokratët.