“Në kujtim të Martinit”/ FSHF nderon 14-vjeçarin e ndjerë me mini-fushë futbolli

Sport

“Në kujtim të Martinit”/ FSHF nderon 14-vjeçarin e

Federata Shqiptare e Futbollit përuron mini-fushë në nder të Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë tragjikisht në 2024

Në një ceremoni të zhvilluar në prani të familjarëve dhe përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, është përuruar një mini-fushë futbolli që do të mbajë emrin e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht në nëntor të vitit 2024 si pasojë e një ngjarjeje të rëndë me dhunë nga një bashkëmoshatar.

Ky investim i Federata Shqiptare e Futbollit vjen si një homazh për të miturin, i cili njihej si i apasionuar pas futbollit dhe me potencial sportiv. Përfaqësues të FSHF-së theksuan se qëllimi i këtij projekti është jo vetëm përjetësimi i kujtimit të tij, por edhe nxitja e fëmijëve dhe të rinjve drejt sportit si alternativë zhvillimi dhe bashkimi.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, mes tyre Anila Basha, si dhe familjarët e Martinit, të cilët u shprehën mirënjohës për këtë gjest simbolik dhe emocional.

“Shpresoj që kjo hapësirë të sjellë gjithmonë energjinë pozitive që kishte Martini dhe të shërbejë për fëmijët e komunitetit,” u shpreh nëna e tij, ndërsa babai falënderoi Federatën për mbështetjen dhe kujtesën ndaj djalit të tyre.

FSHF e cilësoi këtë projekt si më shumë se një investim sportiv, duke e quajtur një mesazh kundër dhunës dhe një thirrje për të rinjtë që të zgjedhin sportin si rrugë të shëndetshme jetese dhe edukimi.

ME TE LEXUARAT