Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon edhe te ilaçet! Rriten çmimet e paracetamolit me 30% për shkak të luftës me Iranin

Çmimet e barnave të përdorura gjerësisht në Angli, përfshirë paracetamolin dhe ilaçet kundër alergjive, janë rritur ndjeshëm pas ndikimeve ekonomike të luftës në Iranin, paralajmërojnë farmacistët.
Sipas Shoqatës Kombëtare të Farmacive, çmimi i paracetamolit është rritur me 20–30% që nga shkurti, ndërsa disa ilaçe si cetirizina për alergjitë sezonale kanë shënuar gjithashtu rritje të ngjashme.
Farmacistët thonë se rritja e çmimeve të karburantit dhe kostove të transportit, e shkaktuar nga konflikti në Iranin, ka ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit të barnave në Mbretërinë e Bashkuar.
Në disa raste, kostot e furnizimit për farmacitë janë rritur me 40–50%.
Gjithashtu, kostot e transportit ajror janë dyfishuar, duke ndikuar në furnizimin e barnave që përdoren nga shërbimi shëndetësor publik në Angli.
Sipas Shoqatës së Farmacive Komunitare, disa farmaci tashmë kanë pasur mungesa të përkohshme të barnave si aspirina dhe co-codamol, ndërsa disa të tjera kanë ndaluar shitjen e aspirinës pa recetë.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse tensionet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë dhe zinxhirët e furnizimit mbeten të bllokuar, mund të ketë rritje të mëtejshme çmimesh ose edhe mungesa më serioze të barnave.
Sipas farmacistëve, kjo situatë po ushtron presion të shtuar mbi sistemin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, duke rritur edhe faturën e barnave për shërbimin shëndetësor publik.


