Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, Gjykata e Posaçme "rrëzon" Berishën

Politikë

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, Gjykata e Posaçme

Refuzohet kerkesa e Sali Berishes per ndryshimin e gjyqtares paraprake te ceshtjes "Partizani".

Kesisoj, vendimi nëse ish-kryeministri, Sali Berisha, do të dërgohet si i pandehur Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani” do të shpallet nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Gjykata e Posaçme rrëzoi të hënën kërkesën e paraqitur nga ish-kryeministri i akuzuar për “korrupsion”, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe dy të bashkëpandehur të tyre për të përjashtuar nga gjykimi paraprak gjyqtaren Davidhi.

Vendimi u dha nga gjyqtarja tjetër e posaçme, Etleva Deda, e cila i vlerësoi si të papranueshme kërkesat për përjashtim.

Refuzimi i kërkesë së të pandehurve për ndryshim të gjyqtares paraprake do të thotë, që në seancën e radhës paraprake të dosjes “Partizani” e caktuar më 5 maj, gjyqtarja Davidhi pritet të tërhiqet në dhomë këshillimi për të vlerësuar, nëse do të kalojë për gjykim të pandehurit e çështjes, do ta kthejë dosjen në SPAK për plotësim të hetimit, apo do ta pushojë atë.

Kërkesa për përjashtim të gjyqtares Davidhi u artikulua nga avokatët të enjten, me pretendimin se gjyqtarja kishte treguar njëanshmërinë gjykim.

Thelbi i pretendimit të avokatëve ishte vendimi i ndërmjetëm i gjyqtares një ditë me herët, ku u refuzuan të gjitha kërkesat e mbrojtjes për pavlefshmëri dhe për pa përdorshmëri të disa akteve të dosjes.

Mes kërkesave, avokatët kërkuan pavlefshmëri të akt-ekspertimit financiar, që sipas tyre, është përpiluar nga agjentë të BKH dhe jo nga ekspertë të pavarur të licencuar.

Shqyrtimi paraprak ndaj Berishës, Malltezit dhe gjashtë të tjerëve të akuzuar për shkelje të ligjit gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” ka nisur gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Posaçme.

ME TE LEXUARAT