Trump sulmon De Niron në Truth: “Mendje e sëmurë” – reagimi vjen pasi aktori e akuzoi se po dëmton Amerikën

Bota

Trump sulmon De Niron në Truth: “Mendje e sëmurë”

Grindja midis Robert De Niros dhe Donald Trump po nxehet – dhe po përshkallëzohet. Presidenti e quajti aktorin “një mendje të sëmurë dhe të çmendur” në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth, pas thirrjes së aktorit fitues të çmimit Oscar për të “larguar” administratën për të “shpëtuar” Shtetet e Bashkuara.

“Robert De Niro, që vuan nga neuroza anti-Trump, është një tjetër mendje e sëmurë dhe e çmendur me, besoj, një IQ jashtëzakonisht të ulët, i cili nuk ka absolutisht asnjë ide se çfarë po bën ose thotë, disa prej të cilave janë absolutisht KRIMINALE!” shkroi Trump në një postim në të cilin ai sulmoi me forcë edhe kongresmenen demokrate Ilhan Omar, me origjinë somaleze, dhe kongresmenen demokrate Rashida Tlaib të Michiganit.

“Lajmi i mirë është se Amerika tani është më e madhe, më e mirë, më e pasur dhe më e fortë se kurrë më parë, dhe kjo i çmend ata”, shtoi ai.

Presidenti e kritikoi ashpër një intervistë me aktorin e filmave “Taxi Driver” dhe “Raging Bull” në podkastin “The Best People”, në të cilin ylli 82-vjeçar i bëri thirrje amerikanëve t’i “rezistojnë” administratës Trump.

“Vendi ynë është në rrezik dhe Trump po e shkatërron atë. Nuk e di pse, por nuk është e shëndetshme. Duhet ta shpëtojmë vendin”, tha ai. Majin e kaluar, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, De Niro kishte bërë thirrje për “mbrojtjen e demokracisë” kundër një presidenti amerikan që ai e quajti “injorant”./Lajmi i Fundit

ME TE LEXUARAT