SPAK heton Xhelal Mziun dhe nipin se dhunuan 33-vjeçarin, Berisha: Kurth, e provokuan

Politikë

SPAK heton Xhelal Mziun dhe nipin se dhunuan 33-vjeçarin, Berisha: Kurth,

Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes Xhelal Mziut dhe punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, ku sipas policisë demokrati dhe nipi i tij e kanë goditur me grusht pas një takimi elektoral të PD në zonë.

Berisha tha se ky ishte një kurth i ulët nga PS, për të provokuar Xhelal Mzinë.

“Me militantë fanatikë socialist ndaj udhëheqësit politik të Dibrës, kurth dhe provokacion pasi e shohin se nuk po ngjisin kurrkund, shohin situatën politike dhe zgjodhën të provokojnë Mziun.

Kurth prej provokatorësh të ulët”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT