A ka pasur intimitet mes tij dhe Eglit pas daljes nga “Big Brother”? Ja si përgjigjet Gjesti

Showbiz

A ka pasur intimitet mes tij dhe Eglit pas daljes nga “Big Brother”?

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti, ka bërë mbrëmjen e djeshme daljen e tij të parë publike, pas mbylljes së spektaklit.

Pas fitores së madhe dhe çmimit prej 100 mijë eurosh në natën finale të 19 prillit, Gjesti ishte i ftuar special në emisionin e humorit “Portokalli”, ku u përball me një pyetje provokuese nga aktori Visjan Ukcenaj.

I njohur për humorin e tij, Visjani, në rolin e “Minionit”, e pyeti: “Bëre gjë me Eglin tani që dole”?

Reagimi i Gjestit: “U kry”! Erdhi si një konfirmim i fortë mbi afrimin e tij me Eglin, duke shkaktuar të qeshura në sallë dhe një atmosferë të ngrohtë mes fansave dhe shikuesve.

Ky moment shënoi një hap të ri në jetën e tij sociale, që pas aventurës së famshme në “BB VIP”.

ME TE LEXUARAT