Bella Hadid shtrohet në spital, supermodelja vazhdon betejën me sëmundjen e saj
Bella Hadid ka ndarë disa imazhe të ndjeshme nga një dhomë spitali, teksa vazhdon betejën e saj me sëmundjen Lyme.
Në postimin e publikuar të mërkurën në Instagram, 28-vjeçarja shihej e shtrirë në shtrat me serum në krah, ndërsa në një tjetër foto mbulonte gojën me dorë e dukshëm e tronditur. Në një moment tjetër, ajo dukej e skuqur në fytyrë, me një fashë mbi ballë.
Krijuesja e parfumit Orebella ndau gjithashtu imazhe më të lehta, mes tyre me personazhin Pikachu, një palë letra bixhozi dhe një darkë me picë të vonuar në shtrat.
Një foto përfundimtare e tregonte të mbledhur në qoshen e një ashensori, me një kafe në dorë. “Më vjen keq që gjithmonë zhdukem, ju dua,” shkroi Bella në përshkrimin e postimit.
Reagimet nuk vonuan. Motra e saj, Gigi Hadid, 30 vjeç, komentoi e para: “Të dua! Shpresoj të ndihesh shpejt e fortë dhe aq mirë sa e meriton!”. Nëna e tyre, Yolanda, që gjithashtu vuan nga Lyme, shtoi: “Luftëtare Lyme”.
Miq të ngushtë si Tallulah Willis i dërguan fjalë ngushëllimi, ndërsa fansat e mbushën seksionin e komenteve me mesazhe dashurie dhe kurajoje.
Ky nuk është hera e parë që Bella flet hapur për gjendjen e saj shëndetësore. Në gusht 2023, ajo kishte ndarë një përditësim të ngjashëm nga spitali, duke folur për “gati 15 vite vuajtje të padukshme”.
“Unë e vogla që kam vuajtur do të ishte kaq krenare për mua që nuk u dorëzova,” kishte shkruar atëherë.
Familja Hadid e njeh prej kohësh sëmundjen. Yolanda kishte zbuluar në vitin 2015 se Bella dhe vëllai i saj Anwar, tani 26 vjeç, ishin diagnostikuar që në vitin 2012.
“Ky çmim është për Anwar dhe Bella,” tha ajo gjatë fjalimit në Global Lyme Alliance Gala. “Ky është premtimi im që nuk do t’ju lejoj të jetoni në dhimbje e vuajtje.”
Sëmundja Lyme ka prekur edhe figura të tjera publike. Justin Timberlake e shpalli diagnozën e tij në korrik, duke e përshkruar si një gjendje “dërrmuese”.
Ndërkohë, Shania Twain rrëfeu në dokumentarin e saj të vitit 2022 se kishte përjetuar “errësira” dhe “marramendje” në skenë para se të diagnostikohej në vitin 2003.