"Dua ta liroj dragoin"/ Habit aktorja me deklaratën për romancën pas 5 martesave të dështuara: Më emocionojnë flirtet...

Pamela Anderson ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të nisë një lidhje të re dashurie. Aktorja 58-vjeçare, e njohur për jetën e saj të trazuar sentimentale dhe pesë martesa, u shpreh se flirtet e rastësishme i mjaftojnë dhe se nuk ndien nevojën për një partner në këtë fazë të jetës.
Gjatë një interviste për “Another Magazine”, ajo u shpres se: “Dua vetëm ta liroj dragoin. Nuk kam nevojë që askush të më pengojë. Dua ta nxjerr jashtë. Kjo ndodh në periudha të ndryshme në jetën e secilit, dhe ky është momenti im.”
Duke cituar një thënie që ajo ia atribuon Osso-s, Anderson shtoi: “Aftësia për të qenë vetëm është aftësia për të dashur. Këtu jam tani.”
Megjithëse nuk është në kërkim të një marrëdhënieje, ajo nuk përjashton flirtin. “Herë pas here do të ketë ndonjë flirt ose dikush që dëshiron të dalë për darkë apo të flasë për të ardhmen, dhe kjo është emocionuese. Është si të thuash: ‘Në rregull, jam e mbuluar për një vit të tërë, faleminderit.’”
Anderson është martuar pesë herë, me muzikantin Tommy Lee, me Kid Rock, me truprojën Dan Hayhurst dhe dy herë me lojtarin e pokerit Rick Salomon.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për vitet e saj në serialin legjendar Baywatch dhe për eksperiencën me revistën Playboy, duke rrëfyer se në atë periudhë është ndier e nënvlerësuar dhe e shfrytëzuar.
“Nuk jam e pafajshme. Isha bashkëpunëtore, sepse në fillim të karrierës sime dhe në jetën time personale ndodhte një lloj shfrytëzimi dhe unë thjesht pranova rolin që më ishte dhënë. Thosha: ‘Kjo jam unë’. Njerëzit rreth meje më nënvlerësonin,” u shpreh ajo.
Aktorja shtoi se iu deshën vite për të hequr dorë nga ky perceptim për veten. “Sot e di që nuk e meritoja atë trajtim. Por atëherë thjesht po përpiqesha të mbijetoja, të mbaja dritat ndezur. U divorcova dhe nuk mora asnjë kompensim. Nuk u mbështeta te askush,” përfundoi Anderson./ORA


