Pamje mbresëlënëse nga Dumreja, pelikani kaçurrel në ujërat e Belshit (FOTO)

Soft

Pamje mbresëlënëse nga Dumreja, pelikani kaçurrel në

Liqeni i Belshit është kthyer këto ditë në një panoramë të veçantë natyrore. Pelikanë kaçurrelë janë parë duke lëvizur mbi sipërfaqen e ujit, duke krijuar një tablo që nuk shihet shpesh në këtë zonë.

Pamjet kanë zgjuar interes te banorët, ndërsa vizitorët ndalojnë për t’i fotografuar dhe për të shijuar qetësinë që sjell prania e tyre, siç ndodh me këtë shpend të kapur në foto prej tyre

Liqenet e Dumresë njihen për biodiversitetin dhe peizazhin karakteristik, ndërsa shfaqja e pelikanëve kaçurrelë i ka dhënë Belshit një tjetër moment të bukur natyre, duke e forcuar edhe më shumë si destinacion për adhuruesit e ekoturizmit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT