“Dy prej anëtarëve të jurisë...”/ Brikena Selmanin do e shohim në këtë emision...

Sezoni i shtatë i emisionit She’s On Top pritet të nisë shumë shpejt transmetimin në ekranin e Top Channel.
Deri më tani është bërë publik vetëm emri i moderatores, që do të jetë Sara Gjordeni, e cila ka premtuar një sezon plot surpriza.
Ndërkohë, ditën e sotme, Ed Manushi ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin Live From Tirana me Ronaldo Sharka, ku zbuloi disa detaje të reja rreth formatit.
I pyetur nëse Brikena Selmani do të jetë pjesë e jurisë, ai tha se ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
“Jemi në tentativa të forta, pasi ka personazhe të rëndësishëm si nga ky edicion, ashtu edhe nga sezonet e kaluara. Jemi ende në fazën e diskutimeve dhe vendimmarrjes. Ajo që mund të them është se dy anëtarë të jurisë janë tashmë të konfirmuar dhe shumë shpejt do t’i bëjmë publikë”, u shpreh ai.


