"Ermal Mamaqi në ‘Grida Duma Podcast’: 'Humori im lindi nga dhimbja në familje'”

Showbiz

"Ermal Mamaqi në ‘Grida Duma Podcast’: 'Humori im

Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal dhe të pazakontë në “Grida Duma Podcast”, ku tregon se humori që e ka bërë një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, në fakt ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.

“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time.

Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat.

Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

Aktori dhe moderatori rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira.

“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, tregoi mes humorit aktori/Top Channel

ME TE LEXUARAT