Foto/ G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate...
Lajmifundit
/
17 Qershor 2025, 19:32
Showbiz
Reperi i njohur G Bani ka ngjallur kuriozitet në rrjet me një postim të fundit në Instagram.
Në një story që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ai ka ndarë një fotografi ku shfaqet një vajzë e panjohur, pa zbuluar asnjë detaj për identitetin e saj.
Në mbishkrimin që e shoqëron imazhin, G Bani shkruan: “Jom dashuru prej asaj nate”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Për Ty” nga Dafina Zeqiri.
Ky veprim ka ndezur menjëherë rrjetin me komente dhe spekulime. Disa ndjekës dyshojnë se bëhet fjalë për të dashurën e re të artistit, ndërsa të tjerë mendojnë se është një paralajmërim për një projekt të ri muzikor