Jo Egli! Dora misterioze në fytyrën e Gjestit është e ish-banores së Big Brother?

Gjesti ka prezantuar së fundmi një fragment nga projekti i tij i ri muzikor përmes një publikimi në platformën Instagram.
Por në materialin vizual, prania e një dore femërore ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Ky detaj ka nxitur diskutime në hapësirën virtuale lidhur me statusin aktual të këngëtarit.
Mes emrave të përmendur nga publiku në lidhje me këtë video ishin dy ish-partneret e tij, Egli Tako, dhe Xheneta Fetahu.
Lidhur me këto raportime, Fetahu ka dhënë një prononcim gjatë një bisede telefonike në emisionin “E Diell”.
E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla rreth marrëdhënieve aktuale mes Gjestit dhe Gimbos, ajo theksoi mungesën e informacionit, duke nënvizuar se nuk ka një raport romantik me asnjërin prej tyre.


