“Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida Maliqi zbulon si u bind për tu bërë pjesë e Ferma VIP

Showbiz

“Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida Maliqi

Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për eksperiencën e saj në Ferma VIP, e ftuar në Ferma Club, duke ndarë detaje personale dhe emocionale për vendimin e pjesëmarrjes.

Ajo u shpreh se ka qenë një vendim i vështirë:

“Ishte shumë e vështirë të merrja vendimin për të qenë pjesë e fermës.

E kam menduar gjatë. Kam folur me babain e tim biri që mori përsipër të kujdesej për të, siç lashë porosi te familjarët e mi. E vetmja gjë që i kërkoja Agait ishte të më tregonte nëse ishte mirë. Kishte kaluar një virozë me temperaturë të lartë, por nuk ma kanë treguar dhe mirë kanë bërë, se do kisha dalë.
Mendoj gjithmonë për të, por nuk e them me zë sepse përlotem dhe qaj.
Kam qarë aty për Danin. Ishte një strategji që ma tregoi Khuba për t’u shkëputur nga konflikti: më tha të mendoj gjënë më të bukur që kam jashtë. Po mendoj puthjet dhe ledhatimet me tim bir, dhe kur hapa sytë kam qarë.

 

ME TE LEXUARAT