Krizë në lidhjen e Xhensilës dhe Ledrit! Shkak menaxheri, këngëtarja ndryshon skuadër (FOTO)

Pas një periudhe ndryshimeve në karrierën e saj, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka zyrtarizuar bashkëpunimin me shtëpinë e re diskografike. Artistja tashmë do të jetë nën menaxhimin e Elsamed Senaj, duke paralajmëruar projekte të mëdha që pritet të lançohen së shpejti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, u bë e ditur se dyshja është gati për të thyer rekorde të reja. Ky kalim vjen pas një periudhe suksesi ku Xhensila ishte nën menaxhimin e Faton Shoshit, bashkëpunim ky që nisi vitin e kaluar dhe solli projekte të shumta në tregun muzikor. Lajmi është pritur me shumë interes nga fansat, të cilët e konsiderojnë këtë lëvizje si një “rikthim zyrtar” të Xhensilës në krye të industrisë.
Postimi me mbishkrimin “Nga sot rikthehemi zyrtarisht, me mbretëreshën”, konfirmon se këngëtarja po punon intensivisht për projekte të reja që do të mbajnë vulën e menaxhimit të saj të ri. Kujtojmë këtu që Fatoni është menaxheri dhe i Ledrit, partnerit të Xhensilës.
Kjo shkëputje nga menaxhimi i tij nënkupton një krizë në raportin me ish-menaxherin e saj. Nuk e dimë nëse kjo krisje përkthehet edhe në raportin që Xhensila ka me Ledrin, por ajo që dimë me siguri është fakti se tashmë dy artistët nuk do t’i shohim edhe aq shpesh bashkë në koncerte, për shkak të ndryshimeve që ajo ka bërë në skuadrën e saj të menaxhimit.

Ky lajm vjen pikërisht vetëm pak ditë, pasi u raportua për një festë private që këngëtarja bëri në ditëlindjen e saj në Kosovë. Festë private, ku si protagonist kishte Ledrin dhe Xhensilën. Ndryshe nga vitet e shkuara ku festat kanë qenë të mëdha dhe me shumë njerëz, këtë herë, ajo ka postuar gjatë festës private që ka bërë me dy fëmijët e saj.

Por një vizitë e ka pasur edhe në Kosovë, ku me gjasa festa është zhvendosur në Prishtinë, ndoshta për të festuar me partnerin e saj, reperin, Ledri. Disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj së bashku, duke konfirmuar kështu zërat për një romancë mes tyre. Çifti është kapur në një klub në Paris, ku shfaqen duke kërcyer dhe shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Prej disa kohësh, ka pasur thashetheme për një marrëdhënie mes tyre, veçanërisht pas ndarjeve të tyre nga ish-partnerët, Xhensila pas divorcit nga aktori Bes Kallaku dhe Ledri pas ndarjes nga Sara Hoxha. Nuk e dimë nëse ndryshimet në skuadrën e saj janë për shkak të ndonjë krize me Ledrin, apo këto hapa të rinj që këngëtarja ka marrë do të sjellin probleme në lidhjen e shumë përfolur që këngëtarja dhe reperi kanë./Panorama


