“Misteri i vogël mbetet…”/ Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të tretë, pyet ndjekësit: Vajzë apo djalë?
Aktorja e njohur, Eliona Pitarka, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo me ndjekësit përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”.
Eliona ka publikuar një video të ëmbël ku ajo shfaq foshnjën, por këtë herë ka vendosur të mos zbulojë ende gjininë e bebit.
Me humor, Pitarka shkruan në mbishkrimin e videos:
“Bebi erdhi… por misteri i vogël mbetet!
Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time? Vajzë Apo Djalë? Bëjeni parashikimin e fundit…”.
Urimet për të nuk kanë munguar nga ndjekësit dhe personazhet publikë, ndërsa misteri mbi gjininë mbetet ende i hapur për fansat e saj.
Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar një video tjetër ku shfaqet vetë ajo teksa mban në krahë bebin.
“Era beb i freskët. Krahët plot, shpirti plot! Faleminderit ZOT!”, shkruan Eliona krahas postimin të saj.