“KUJDES! Është njeri i rrezikshëm!” Shqiptari futet në listën e zezë të Europol, krimineli më i kërkuar në Europë

Aktualitet

“KUJDES! Është njeri i rrezikshëm!” Shqiptari futet

Prokurori i lartë publik, Dennis Cernota ka thënë së fundmi se përgjatë këtyre viteve kanë kryer kërkime kombëtar dhe ndërkombëtare, por deri më tani nuk kanë arritur që të lokalizojnë të riun shqiptar dhe ta prangosin.

"Ne kemi kryer kërkime kombëtare dhe ndërkombëtare për vite me radhë", tha ai ndërkohë që më tej theksoi se tanimë me ndihmën e Europol shqiptari është vendosur në listën e 20 kriminelëve më të kërkuar të Evropës.

E teksa puna po vijon për kapjen e shqiptarit, hetuesit janë duke punuar ende për motivet e kësaj ngjarje si dhe nëse 34-vjeçari është ndihmuar nga persona të tjerë.

"Prandaj, ne po mbështetemi në ndihmën e publikut. Informacion rreth vendndodhjes së tij dhe rrethanave të krimit. Dhe nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor në krim, për të cilin ka disa indikacione", tha më tej ai.

Ndërkohë që theksoi se sezoni veror mund të jetë i dobishëm. Sipas prokurorit, Shpendi Malo mund të jetë “arratisur” në Shqipëri dhe mbase pushuesit mund të arrijnë ta dallojnë në plazhet e vendit.

"Ne e konsiderojmë shumë të mundshme që i dyshuari të jetë jashtë vendit, përfshirë edhe në Shqipëri, vendin e tij të lindjes”, tha ai duke u bërë më tel apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi ai cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

ME TE LEXUARAT