Kërkoi ndryshim mase, Gjykata e Posaçme merr vendim për Erion Veliajn
Lajmifundit
/
17 Qershor 2025, 12:56
Politikë
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar ndryshim mase, ndërkohë që mbrojtja ka ofruar edhe garanci pasurie.
Po ashtu, si provë e re është përdorur apartamenti qe la në fuqi sekuestron gjykata e Posaçme e Apelit.
Ndërkohë, sot gjykata e posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e apartamentit që ishte në pronësi të një kompanie dhe që dyshohet nga SPAK se përdorej nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.
.