“Unë nuk rashë në dashuri”/ A është takuar me Vanesën pas Ferma VIP? Indri flet hapur

Aktori Indri Shiroka ka qenë i ftuar në nje interviste televizive, ku ka folur për përjetimet e tij pas largimit nga reality show “Ferma VIP”, si edhe për marrëdhënien e tij me Vanesën.
Ai është shprehur se periudha pas daljes nga formati ka qenë e vështirë për t’u përshtatur: “Nuk është i thjeshtë kalimi nga gjithë ai presion në reality show në jetën normale. Ndonjëherë jam konfuz, por në përgjithësi jam i qetë. Kam ardhur për të takuar djalin tim dhe do rri disa ditë me të.”
Duke folur për raportin me Vanesën, Shiroka tha se i ka dërguar një mesazh dhe pret përgjigje prej saj.
“I kam shkruar një mesazh Vanesës. I thash që kam shumë qef ta takoj. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë besoj që meritoj një përgjigje. Të gjithë meritojnë një përgjigje, i pëlqen apo jo është punë tjetër. Pas gjithë pluhurit që është ngritur pas ngjarjes sonë, mendoj që gjëja minimale është të ulemi privatisht në një tavolinë dhe të flasim.”
Ai shtoi gjithashtu: “Vanesa nuk është ndjerë mirë dhe mua më vjen keq. Por fakti që unë kam vendosur ta bëj publike fundin e historisë ka patur një arsye shumë konkrete, sepse ajo histori ka nisur para kamerave dhe ka patur atë kontekst. Unë nuk kisha më ndjesi dhe nuk e dija kur do dilja, prandaj më duket normale ajo letër.”
I pyetur nëse do të ndryshonte diçka në sjelljen e tij, aktori u shpreh: “Kam bërë vetëm një gabim që duhet t’i kisha thirrur trurit. Kur më pyeti Arbana për pëlqimin për Klevisën, kam bërë një gabim të madh. Kam thënë të vërtetën sepse vërtetë ndjeja një tërheqje, por jo gjithmonë sinqeriteti ja vlen.”
Ai shtoi se diferencat emocionale kanë ndikuar në raportin me Vanesën: “Siç e kam shkruar te letra një nga arsyet ka qenë diferenca në emocione. Vanesa ka qenë vërtetë shumë e përfshirë. Unë nuk kam rënë në dashuri. Vetëm i kam dhënë një shans vetes, që mund të arrija edhe unë në atë nivel përfshirje, por nuk arrita.”
Duke reflektuar mbi largimin e Vanesës, Shiroka tha: “Është shumë e justifikueshme ajo që unë ndjeva kur doli Vanesa. Kur ajo nuk ishte me mua 24 orë atëherë e kuptoja veten time.”


