Wednesday rikthehet me sezonin e tretë: Detajet dhe emrat e rinj në kast

Showbiz

Wednesday rikthehet me sezonin e tretë: Detajet dhe emrat e rinj në

Numërimi mbrapsht për sezonin e tretë të Wednesday ka nisur zyrtarisht, pasi xhirimet janë tashmë në zhvillim.

Seriali i dedikuar personazhit ikonë Wednesday Addams, pjesë e universit të The Addams Family, u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2022 në platformën Netflix dhe brenda pak javësh u kthye në një fenomen global.

I realizuar nga regjisori i njohur Tim Burton, seriali arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe vazhdon të mbajë vendin e parë si më i ndjekur në gjuhën angleze në historinë e Netflix, me afro dy miliardë orë shikimi në total.

Çfarë ndodhi në sezonin e dytë

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight)

Tre vite pas premierës së sezonit të parë, sezoni i dytë, i publikuar në verën e vitit 2025 në dy pjesë, dha përgjigje për shumë nga misteret kryesore, por njëkohësisht la edhe disa pikëpyetje të rëndësishme.

Fati i Enid, e vërteta rreth gjyshes Hester, e ardhmja e Tyler si Hyde dhe planet e fshehta të tezes Ofelia mbeten ende të paqarta, duke shtuar pritshmëritë për sezonin e ri.

Emra të rinj në kast dhe surpriza të mëdha

Sezoni i tretë do të sjellë disa shtesa të rëndësishme në kast, përfshirë Chris Sarandon, Noah Taylor, Oscar Morgan dhe Kennedy Moyer.

Një nga surprizat më të mëdha është pjesëmarrja e Winona Ryder si yll i ftuar, ndërsa Eva Green pritet të interpretojë Morticia Addams.

Krijuesit e serialit, Al Gough dhe Miles Millar, shprehën entuziazmin e tyre për rikthimin në Akademinë Nevermore.

Ata premtuan personazhe të rinj, sekrete të errëta dhe zhvillime që do të thellojnë më tej historinë e familjes Addams, duke paralajmëruar fansat se sezoni i ri do të jetë edhe më intensiv.

Rikthehet Wednesday, aventura vazhdon 

Xhirimet po zhvillohen sërish në Dublin, Irlandë, ndërsa Jenna Ortega rikthehet në rolin e Wednesday Addams. Në fund të sezonit të dytë, personazhi i saj u pa duke u nisur me xhaxhain Fester për të shpëtuar Enid, e cila ndodhej në rrezik.

Vetë Tim Burton u shpreh i emocionuar për rikthimin, ai theksoi se është një kënaqësi të punojë sërish me kastin origjinal dhe me bashkëpunëtorë të vjetër, duke e bërë sezonin e tretë edhe më të veçantë.

Në serial rikthehen gjithashtu aktorë si Hunter Doohan, Joy Sunday, Moosa Mostafa, Georgie Farmer dhe Isaac Ordonez, ndërsa pjesë e kastit mbeten edhe emra të njohur si Catherine Zeta-Jones dhe Luis Guzmán.

Sezoni i tretë pritet të thellojë më tej universin misterioz dhe të errët të Wednesday Addams, duke sjellë surpriza të reja për fansat që mezi presin rikthimin në Akademinë Nevermore.

 

 

ME TE LEXUARAT