Më pak leje ndërtimi në ‘letra’, por nuk tregojnë realitetin! Bashkitë miratuan 1,158 leje, institucionet nuk raportojnë shifrat

Aktualitet

Më pak leje ndërtimi në ‘letra’, por nuk

Vrulli i ndërtimeve duket se po ndalon. Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025, bashkitë e vendit aprovuan 1158 leje të reja ndërtimi, me rënie në raport me vitin 2024 me 174 leje më pak.

Më pak leje ndërtimi në ‘letra’, por nuk

Por kjo rënie duket se është vetëm në letra pasi INSTAT, prej një viti ngre shqetësimin për mungesën e të dhënave nga institucionet qendrore për lejet e ndërtimit që ato japin. Në raportin e fundit thuhet se shifrat e lejeve nuk mund të krahasohen me 2024-ën pasi nuk janë shifrat totale.

Kjo për shkak se institucionet shtetërore që miratojnë leje ndërtimi, siç është Këshilli Kombëtar i Territorit, që aprovon lejet për kullat apo resortet e mëdha nuk kanë raportuar të dhëna mbi lejet e aprovuara.

Bashkë me numrin më të ulët të lejeve të dhënave, ka rënë edhe sipërfaqja ndërtimore, nga 2.4 milionë metër katrorë në 2024-ën, 1.3 milionë metër në vitin 2025.

Më pak leje ndërtimi në ‘letra’, por nuk

Referuar raportit vlera e këtyre ndërtimeve të reja përllogaritet në rreth 738 milionë euro, nga 1 miliardë euro që ishte në vitin paraardhës (2024).

Më pak leje ndërtimi në ‘letra’, por nuk

Ndërtimi është kthyer në një ndër industritë kryesore që po ndikon në rritjen ekonomike të vendit, paralelisht me tregun real estate dhe turizmin./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT