“Rama po tall ‘lodrat’…”, shpërthen mbështetësi demokrat: I kam thënë opozitës, duhet të hyni në...

Soft

“Rama po tall ‘lodrat’…”, shpërthen

I ftuar në një lidhje direkte për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë mbështetësi demokrat, Ilir Vrenozi.

Ai ka komentuar më shumë dasmën e shumëpërfolur të djalit të Jozefina Topallit, Genar dhe Cindy Marina… Lexoni më shumë duke klikuar në këtë link.

Pjesë nga biseda:

Duke qëndruar te politika, u mbyll brenda 25 minutash seanca e Kuvendit të Shqipërisë ku pritej të diskutohej e debatohej programi i qeverisë “Rama 4” për 4 vitet e ardhshme dhe që ishte paralajmëruar si maratonë, duke u parashikuar të zgjasë 25 orë.

Me 82 vota, ky program u miratua, ndonëse pritej që paraqitja nga kryeministri Edi Rama, si dhe debatet e diskutimet të zgjasnin për më shumë se 24 orë. Si e pe ndërprerjen e kësaj seance në kaq pak kohë?

Unë i kam thënë opozitës. Kot sa shkoni aty, duhet të hyni në grevë urie. Por këta nuk më dëgjojnë mua. Si do hysh në parlament me 50 vota? Ti nuk ke asgjë në dorë. Ai ka kartonët dhe i ngre. Opozita hedh ujë duke folur Rama dhe u ndërpre.

Si mbështetës i djathë, çfarë kërkon ti nga PD?

Grevë urie, burrash, sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë të marrë 4 mandate. A thotë Berisha që i vodhën votat e është farsë? Tani me këtë hyrjen që kanë bërë këta, e që vazhdojnë e tallen, si i bie? Ti tani nuk ke as fuqinë e kartonit, nuk ke asgjë. Dhe Edi Rama tall ‘lodrat’ me ty si opozitë. Ty si deputet i opozitës, të mjafton ajo karrige? /TAR/

ME TE LEXUARAT