Sëmundjet kardiake,gjithnjë e më shpesh në Vlorë! Mjeku Metli Deraj: Shkak stresi i përditshëm dhe kequshqyerja

Sëmundjet kardiovaskulare po shfaqen gjithnjë e më shpesh tek moshat e reja edhe në qarkun e Vlorës.
Mjeku kardiolog Metlli Deraj shkak për rastet që po njohin rritje gjithnjë thekson mënyren e jetesës dhe kequshqyerjen.
“Kush janë shkaqet dhe faktorët që ndikojnë? Stresi i përditshë dhe ritmi i shpejt i jetës, konsumimi i alkoolit dhe duhanit , mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik si dhe ushqimet e përpunuara”,- tha Deraj.
Fenomen shqetësues sipas kardiologve mbetet dhe perdorimi i lëndëve narkotike dhe drogave të ndryshme, të cilat kanë ndikimi të drejtperdrejt në shëndetin e zemrës.
“Moshat e reja që 15 vjeç rezulton se kanë filluar të jenë konsumator të lëndëvë narkotike. Kjo qon drejt aritmive në zemë dhe arrestit kardiak, çfar sjell dhe vdekjet e papritura”,- tha Deraj.
Për të shmangur fatalitetet mbetet i domosdoshëm kontrolli periodik, i cili kurrsesi nuk duhet të neglizhohet kryesisht nga ata të cilët kanë prindrit me sëmundje kronike të zemrës.
“Nëse prindrit janë kardiak, është e domosdoshmë që fëmijët të ushtrojnë kontrolle mjeksore, madje të rinjt dhe prova ushtrimore”,- thotë mjekur kardiolog.
Në vendin tonë gjatë dekadës së fundit nuk janë të pakta rastet e fataliteteve edhe tek moshat e reja si pasojë e semundjeve kardiake/Shqiptarja


