4.5 milionë euro për video të "nxehta"? E vërteta pas lajmit viral për futbollistin dhe modelen

Sulmuesi i Arsenal, Viktor Gyökeres, është bërë objekt i një lajmi të rremë që ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku pretendohej se ai kishte shpenzuar rreth 4.5 milionë euro në platformën OnlyFans për përmbajtje të krijueses Sophie Rain.
Sipas raportimeve të pavërteta, lajmi u shoqërua edhe me një “intervistë” të supozuar mes lojtarit dhe modeles, e cila në fakt nuk ka ekzistuar kurrë. Pretendimet janë përhapur me shpejtësi në internet, duke krijuar konfuzion dhe reagime të shumta.
Përfaqësuesit e të dy palëve kanë reaguar duke i mohuar kategorikisht këto raportime, duke theksuar se bëhet fjalë për një informacion tërësisht të fabrikuar dhe pa asnjë bazë reale.
Me këto sqarime, është hedhur poshtë lajmi i rremë, i cili kishte marrë përmasa të mëdha dhe rrezikonte të dëmtonte imazhin e sulmuesit suedez.


