Kupa e Shqipërisë, FSHF nxjerr në shitje biletat e finales, ja çmimet e tyre…

Federata Shqiptare e Futbollit nxjerr në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet në 13 maj në ‘Air Albania Stadium’.
Skuadrat finaliste do të përcaktohen pas ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale Elbasani-Egnatia dhe Vllaznia-Dinamo që do të luhen në 22 dhe 23 prill
Biletat për finalen janë tashmë në dispozicion për tifozët, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit futbollistik në Shqipëri me FSHF që ka publikuar edhe çmimet e tyre
Çmimet e biletave të finales së Kupës
VVIP – 3000 lekë
VIP – 3000 lekë
Premium – 1500 lekë
Kategoria 1 – 1000 lekë
Kategoria 2 – 1000 lekë
Kategoria 3 – 500 lekë
Kategoria 4 – 500 lekë