53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet

Një 53-shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në zonën e Cuneos në Itali. Mediat italiane raportojnë se 53-vjeçari shqiptar kishte ndërruar jetë një javë më parë.
Sipas mediave italiane kur zjarrfikësit dhe karabinierët arritën të hynin në një nga apartamentet e ndërtesës në ‘Via Luigi Gallo’ dy ditë më parë, ata zbuluan shkakun: një trup i pajetë ishte brenda apartamentit.
Hetimet fillestare tregojnë se i ndjeri ishte një burrë 53-vjeçar me origjinë shqiptare, që duket se jetonte i vetëm, pasi askush nuk ishte interesuar për të.
Ai kishte qenë i vdekur prej disa ditësh dhe hetimi paraprak flet për një fatalitet i ardhur prej shkaqeve natyrore, informon “La Stampa“.
Trupi i tij u transferua në morgun e Cuneos dhe priten procedurat e mëtejshme hetimore, si dhe paraqitja e të afërmve të tij pas identifikimit.


