SPAK vendos nën sekuestro të gjitha kompanitë në pronësi të Klod Allajbeut

Sipas të dhënave zyrtare të regjistrit gjyqësor të siguruara ekskluzivisht për JOQ, më 18 shkurt 2026 janë regjistruar një seri kërkesash penale që përfshijnë disa shoqëri tregtare të oligarkut Klodian Allajbeu.
Në listën e çështjeve të regjistruara rezultojnë disa kompani të Allajbeut, mes tyre “Pharma One”, “Evita”, “Eco Riciklim”, “Anamark”, “Equos Resort” dhe “Cambridge Pathology”, për të cilat është kërkuar masë sigurie pasurore. Sipas burimeve procedurale, bëhet fjalë për vendosje sekuestroje preventive dhe administrim të dokumentacionit financiar e kontraktual.
Çështjet janë regjistruar si “Kërkesë Penale” dhe mbajnë datën 18.02.2026, teksa hetimet lidhen me verifikime mbi transaksione financiare, marrëdhënie kontraktuale dhe përfitime të mundshme në kundërshtim me ligjin. Përfshirë këtu edhe përfitime në shkelje të ligjit të prokurimeve publike në përfitimin e përvetësimin e parave publike me anë të korrupsionit.
Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente dhe materiale që konsiderohen prova të rëndësishme për vijimin e hetimit. Deri në këtë fazë procedurale hetimet janë në zhvillim, teksa dy ditë më parë oligarkut iu sekuestria edhe telefoni.
Duket se Allajbeu është oligarku i parë në fushën e shëndetësisë që SPAK do të fundosë!/JOQ



