Aksident i rëndë në Laç/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy persona
Lajmifundit
/
22 Prill 2026, 17:52
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, pranë bashkisë.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar drejt Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.


