Aksident i rëndë, përplasen dy fuoristrada te “Shkalla e Tujanit”
Lajmifundit
/
9 Shkurt 2026, 18:42
Aktualitet

Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pjesë e rrugës së Arbrit.
Përplasja ka qenë e fuqishme, teksa të dyja automjetet tip fuoristrada janë dëmtuar rëndë.
Ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë në automjete. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca për dhënien e ndihmës së parë.


