“Lutem për një bebe”/ Roza Lati rrëfen dëshirën për t’u bërë nënë

Showbiz

“Lutem për një bebe”/ Roza Lati rrëfen

Rita dhe Roza Lati ishin të ftuara këtë fundjavë në emisionin “Me prit të dielën”, ku ndanë me publikun detaje si nga bashkëpunimi i tyre profesional, ashtu edhe nga marrëdhënia nënë–bijë.

Gjatë bisedës dyshja folën për vlogun që kanë nisur së bashku, ndërsa Rita vlerësoi korrektësinë e Rozës në aspektin financiar. Ajo theksoi se përveç pagesës, e bija e surprizon shpesh edhe me shpërblime të tjera, duke e quajtur bashkëpunimin mes tyre të sinqertë dhe të balancuar.

Vëmendje të veçantë mori edhe jeta personale e Rozës, një temë e komentuar shpesh në media. Rita nuk e fshehu dëshirën e saj për t’u bërë gjyshe dhe zbuloi se ka ndërmarrë hapa konkretë për ta realizuar këtë ëndërr, duke u interesuar për metoda moderne të të pasurit një fëmijë.

Nga ana tjetër, Roza pranoi se dëshira për t’u bërë nënë është shumë e fortë dhe se kjo është një lutje e vazhdueshme për të. Megjithatë, ajo theksoi se ka pritshmëri të qarta, duke theksuar se dëshiron një lindje natyrale dhe praninë e babait në jetën e fëmijës

“Edhe unë e dua një fëmijë, lutem për një bebe. Jam për një lindje natyrale, që fëmija të ketë babain prezent, kjo është ajo që dua,” u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT