“Do doja të ishe deri në fund, dua të kem...”/ Luizi i kthehet Kristit: Më beso nuk je afër...

Kristi ka patur një bisedë shumë të gjatë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Kristi i tha fituesit të edicionit të dytë të reality show-t se do kishte dëshirë që të qëndronte deri në fund, pasi do lojtarë të fortë si kundërshtarë.
Teksa u shpreh se ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të fituar, ai vijoi duke thënë se mendon se e di se kush janë banorët e tjerë më të fortë aty.
Këtu i ndërhyn Luizi, i cili i kundërpërgjigjet:
“Është e drejta jote, ke intuitën tënde, por ma beso që nuk je afër, me atë ose ato që janë të fortë realisht, e kjo gjë shihet nga jashtë dhe do e kuptosh kur të dalësh jashtë”.
Kristi: Unë jam lojtar që luaj vetëm, vetëm deri në fund, sado të arrij, mua nuk më intereson, e do jem vetëm.
Luizi: E di ku është zhgënjimi më i madh i kësaj loje, kur të dalësh jashtë. Se pse është duke u bërë, situata, e mendon me veten, a jam dukur budalla në këtë rast me Luizin, apo kam qenë inteligjent.
Kristi: Nuk ta kam thënë ty po e kam thënë gjatë gjithë kohës që unë jam 50 me 50
Luizi: 50 me 50 është gjithçka
Kristi: Unë kam ardhur për të fituar Luiz.
Luizi: Me e vazhduar dhe mos me e ça kokën, por muhabeti nuk është ai.
Kristi: Do doja të kishe qëndruar deri në fund. Unë jam nga ata lojtarë që dua të fitoj me konkurrentë të fortë. E më beso që në shumicën e rasteve nuk kam folur për të mbajtur brenda ata që mendoj që janë të fortë dhe duhet të jenë të fortë këtu brenda.
Luizi: Po me të thënë unë ty që s’të shkon mendja hiç se kush është i fortë këtu në të vërtetë.
Kristi: E kam zgjedhur një person përballë
Luizi: Është e drejta jote, ke intuitën tënde, por ma beso që nuk je afër kërkund, me atë ose ato që janë të fortë realisht, e kjo gjë shihet nga jashtë dhe do e kuptosh kur të dalësh jashtë.