Aksident në aksin Fier-Roskovec/ Makina përplaset me motorin, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Fier–Roskovec, në vendin e quajtur Kuman, ku një automjet tip “Citroen” është përplasur me një motomjet.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti “Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi Mirjan Gergari.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdes mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rregullimin e qarkullimit në aksin rrugor.


