Aksident në Korçë/ Automjeti përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
9 Maj 2026, 12:08
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Prefekturë së Korçës, ku një automjet ka goditur një këmbësor teksa po kalonte rrugën.
Sipas informacioneve të para, i plagosuri ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet e ditur.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë së Shtetit, të cilët po hetojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


