"Ëndërr dhe tokë e premtuar", Rama: Europa për ne mbetet amanet i pajetërsueshëm kombëtar

Politikë

"Ëndërr dhe tokë e premtuar", Rama: Europa për ne

Në  ditën e Europës, kryeministri Edi Rama vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Në krah të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, kreu i qeverisë tha se për shqiptarët Europa vijon të mbetet një aspiratë e madhe kombëtare.

“Për ne shqiptarët, Europa mbetet edhe sot ajo që ka qenë dikur kur dukej e paarritshme. Ajo mbetet një ëndërr, një tokë e premtuar, një amanet kombëtar i panegociueshëm dhe një mision politik i pandryshueshëm”, u shpreh Edi Rama.

Ai theksoi se shqiptarët e njohin më mirë se shumë popuj të tjerë në Europë çfarë do të thotë izolimi dhe jeta e mbyllur larg kontinentit.

Sipas Edi Ramës, anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektiv i pandryshueshëm për Shqipërinë dhe një investim për të ardhmen e vendit.

ME TE LEXUARAT