Alarm në Aeroportin e Athinës! Tym në kabinë, avioni me 150 pasagjerë bën ulje emergjente
Një situatë alarmante u regjistrua pak më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”, ku një avion me 150 pasagjerë, i cili po fluturonte nga Athina drejt Rigës, u detyrua të kryejë një ulje emergjente.
Sipas burimeve nga ERT, në kabinën e pilotit u shfaq tym, gjë që detyroi ekuipazhin të kërkonte menjëherë leje për kthim dhe ulje emergjente. Avioni, një Airbus i kompanisë çarter Carpatair që operonte për AirBaltic (fluturimi BT6162), u kthye pas ngritjes dhe bëri uljen në aeroportin e Spatës.
Të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa avioni pritet të inspektohet nga teknikët për të përcaktuar shkakun e problemit. Fluturimet në aeroport vijojnë normalisht.