Vrau prindërit me thikë, djali i regjisorit Rob Reiner pretendon pafajësinë në gjykatë

Bota

Vrau prindërit me thikë, djali i regjisorit Rob Reiner pretendon

32-vjeçari doli para një gjykate në Los Angeles, i akuzuar për vdekjen e prindërve të tij, të cilët u gjetën me plagë të shumta me thikë në shtëpinë e tyre në Brentwood, në muajin dhjetor. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht ose me dënim me vdekje.

Nick Reiner, djali i regjisorit hollivudian Rob Reiner, është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e prindërve të tij.

32-vjeçari doli para një gjykate në Los Angeles, i akuzuar për vdekjen e prindërve të tij, të cilët u gjetën me plagë të shumta me thikë në shtëpinë e tyre në Brentwood, në muajin dhjetor.

Ai mbante veshur një uniformë burgu ngjyrë kafe gjatë seancës për leximin e akuzës. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht ose me dënim me vdekje.

Prokurorët pretendojnë se Reiner i ka goditur për vdekje me thikë babanë dhe nënën e tij, Michele, brenda një dhome gjumi në shtëpinë e tyre, përpara se të arratisej. Reiner, i cili mbahet në paraburgim, do të paraqitet sërish në gjykatë më 29 prill.

Rob Reiner, 78 vjeç, dhe Michele Singer Reiner, 70 vjeç, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre nga vajza e tyre më e vogël, Romy, 28 vjeç, më 14 dhjetor.

Sipas mjekut ligjor të qarkut, çifti humbi jetën si pasojë e “plagëve të shumta të shkaktuara nga mjete prerëse”.

Rob Reiner ka drejtuar filma si “This Is Spinal Tap”, “The Princess Bride”, “Ëhen Harry Met Sally” dhe “Stand By Me”.

Avokatja e Nick Reiner, Kimberly Greene, paraqiti deklarimin e pafajësisë në emër të tij.

Avokati i tij i mëparshëm, Alan Jackson, u tërhoq nga çështja muajin e kaluar për arsye që, sipas tij, ishin jashtë kontrollit të tij dhe të klientit të tij.

Reiner, i treti nga katër fëmijët e Rob Reiner, po përfiton tani përfaqësim ligjor të financuar nga shteti, i cili u akordohet të pandehurve që nuk kanë mundësi të paguajnë vetë tarifat e tyre ligjore./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT