Ceremonia në nderim të Servet Pëllumbit/ Zbardhet orari i homazheve dhe përcjelljes në banesën e fundit

Aktualitet

Ceremonia në nderim të Servet Pëllumbit/ Zbardhet orari i

Ceremonitë mortore në nderim të Servet Pëllumbi do të zhvillohen më 6 maj 2026, duke mbledhur familjarë, figura politike dhe qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.

Sipas programit zyrtar, arkëmorti do të mbërrijë në orën 09:00 në Sheshi Skënderbej, për t’u vendosur më pas në hollin e Teatri i Operas dhe Baletit, ku do të zhvillohen homazhet.

Homazhet për qytetarët do të nisin në orën 09:30, ndërsa në orën 12:00 janë parashikuar homazhet zyrtare me pjesëmarrjen e autoriteteve të larta shtetërore. Në vijim, në orën 12:30, do të mbahet ceremonia e përcjelljes, gjatë së cilës do të mbahen edhe dy fjalime sipas protokollit shtetëror.

Në orën 13:00, kortezhi mortor do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku Servet Pëllumbi do të përcillet për në banesën e fundit.

ME TE LEXUARAT