“Dhunë dhe trazira në Lezhë: Policia ndërhyn në kohë reale për të parandaluar përshkallëzimin”

Disa ditë të trazira kanë tronditur Lezhën: konflikte dhe dhunë që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme të policisë”
Gjatë ditëve të fundit, qyteti i Lezhës është përballur me një seri ngjarjesh që shqetësuan banorët: sulme me thikë në ambientet publike, goditje me gurë ndaj pronës dhe përdorim të mjeteve metalike, si dhe drejtim të motomjeteve pa leje. Secila nga këto ngjarje paraqiste rrezik të menjëhershëm për qytetarët.
Falë veprimeve të shpejta dhe në kohë reale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Kurbin, disa autorë u arrestuan në flagrancë, ndërsa për rastet e tjera po vijon puna intensive për kapjen e autorëve dhe referimin e materialeve në Prokurori.
Policia ka treguar gatishmëri dhe koordinim maksimal, duke parandaluar përshkallëzimin e konflikteve dhe duke garantuar sigurinë e banorëve dhe pronës së tyre, në një periudhë që ka tronditur komunitetin lokal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme lidhur me konfliktin e ndodhur në Ishull-Lezhë, në ambientet e një berberhaneje, ku si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit, shtetasi D. K. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit R. Sh. dhe A. Z., të cilët kanë pësuar dëmtime në pjesën e dorës, jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit D. K., banues në Lezhë.
Gjithashtu, ndaj shtetasit D. K. ka bërë kallëzim edhe njerka e tij, e cila pretendon se ai ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
U arrestua në flagrancë shtetasi V. V., 34 vjeç, banues në fshatin Kakarriq, Lezhë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij në qytetin e Lezhës iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik.
Po ashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. N., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Rrilë–Lezhë u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Gj., 29 vjeç, banues në Mamurras, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. B., i cili pretendon se 29-vjeçari ka goditur me gurë në drejtim të një kantieri përpunimi inertesh, duke dëmtuar dy xhama mjetesh të subjektit dhe një kamerë sigurie. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 47 vjeç, banues në Kurbin, pas kallëzimit të babait të tij, shtetasit R. P., 70 vjeç, i cili deklaron se djali i tij, që vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me gurë në drejtim të familjarëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.


